AKTUALITET, 26 Nëntor 2020, 22:39

“Injorant, mos më trash mua zërin”/ Plas keq sherri në studio mes Shkrelit dhe Sokos, zv.ministri: Ti e bën për të më ngritur mua nervat, si e ke hallin se po flet si….

“Injorant, mos më trash mua zërin”/ Plas keq sherri


Pano Soko dhe Artan Shkreli janë përfshirë në një sherr mbrëmjen e sotme. Të ftuar në studion e “Open” teksa po diskutonin rastin e familjes Përgega që jeton ende në konteiner, Shkreli tha se ka edhe njerëz që nuk duan që të lëvizin nga aty e të marrin banesë me qira, por preferojnë konteinerë me plastmasë.

Soko tha se zgjidhja më e mirë është që tu jepen para kesh banorëve që ta zgjidhin vetë hallin, ndyshe do të bëjnë atë që muden vetë me duar, duke ngritur mure dhe jo vetëm. Ndërsa Shkreli shtoi se nëse bëhen ndërtime pa leje, qytetarët, sigurisht që ndëshkohen, futen edhe në burg. Këtu debati u nxeh. Shkreli e quajti injorant Sokon, ndërsa ky i fundit nuk e ‘konsideroi’ pjesë të panelit.

Pjesë nga debati

Soko: Në burg ta fusësh si jo, se po na shkatërron perandorinë…

Shkreli: Po shkeli ligjin po, ti thua të ndërtojë pa leje ajo ee

Soko: Ore ti të kërkosh falje 1 mijë hrë ore mos më trash mua zërin këtu

Shkreli: Ajo të thotë faleminderit se ka marrë lekë nga shteti

Soko: Ti ia dhe lekët nga xhepi jot?

Shkreli: Injorant, ia dha shteti

Soko: Kujt i thua injorant more….

Shkreli: Po po flet pa lidhje ti e bën për t’i ngritur nervat panelit

Soko: Kush është paneli more, ti?