TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pamje dramatike vijnë nga spitali Infektiv në Tiranë, aty ku është edhe numri më i madh personave të infektuar me COVID-19.
Në foton e mëposhtme shfaqet stafi mjekësor i veshur me kostumet mbrojtëse, por në një prej tyre shfaqet edhe një person i shtrirë në barelë që dyshohet se është i infektuar me COVID-19.
Sakaq, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në katër.
Po kështu, nëntë prej të infektuarve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.
Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik.
Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”
Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.