AKTUALITET, 18 Dhjetor 2020, 10:57

Rreziku nga Covid-19, OBSH apel qytetarëve: Qëndroni në shtëpi gjatë festave, mos rrezikoni jetën tuaj

Rreziku nga Covid-19, OBSH apel qytetarëve: Qëndroni në

Organizata Botërore e Shëndetit ka lajmëruar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes ndaj koronavirusit.

OBSH bën thirrje që të gjithë njerëzit, nëse i kanë mundësitë, të qëndrojnë në shtëpi edhe për Krishtlindje.

“Situata nga koronavirusi vazhdon të jetë e rrezikshme. Ne sugjerojmë që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi e të mos rrezikojnë.

Nuk duhet të rrezikoni jetën për festat e fundvitit. Kemi edhe muaj sakrifica përpara nesh”, sqaron OBSH.

Situata nga Covid-19 ka mbërthyer botën si kurrë më parë, ndërsa vlerësohet se turizmi ka rënë në nivel historik botëror, duke u kthyer pas në shifra, njësoj si më 1990.