AKTUALITET, 7 Tetor 2019, 12:48

Dhunoi babain e tij, arrestohet 34-vjeçari në Lushnje

Dhunoi babain e tij, arrestohet 34-vjeçari në Lushnje


Është arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar nga fshati Krutje, në Lushnje dhe sipas Policisë, ushtronte dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale A.R, 34 vjeç, banues në Krutje, Lushnje.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit, E.R, 59 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.