AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 09:34

Vendimi për Dritan Dajtin, pse po kontrollohen banesat e gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar

Me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda, policia është duke ushtruar kontrolle në banesat e 3 gjyqtarëve, që pranuan disa ditë më parë kërkesën për gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin.

polciia1

Kërkesa është bërë nga Krimet e Rënda, pas dyshimeve për korrupsion, por ende nuk ka një konfirmim nëse është shënuar një procedim penal për rastin.

Kontrolli i banesave ka nisur në orën 7 të mëngjesit të sotëm, njëkohësisht në në banesat e 3 gjyqtarëve, gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Skënder Damini, Petrit Aliajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikollën gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër.