AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 10:07

Ndryshime në PS-në e Shkodrës, ja kush është drejtuesi i ri

Partia Socialiste e Shkodrës do të ketë ndryshime në radhët e saj. Në vend të kryetarit Arvid Osja, i PS-së në Shkodër, do të emërohet Edmond Emini.

Ky zëvendësim erdhi pasi Osja vetëm pak kohë më parë paraqiti edhe dorëheqjen e tij pranë strukturave drejtuese në Tiranë. Ndërkohë, kryetari i ri i emëruar nuk është një emër i panjohur në Shkodër. Aktualisht Emini është drejtues i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër, ndërsa këtë pozicion e ka pasur edhe para disa vitesh.

emini
(Edmond Emini)

Tashmë ajo që pritet këto ditë është vetëm prezantimi i këtij ndryshimi, pra pranimi i dorëheqjes të Osjes dhe zyrtarizimi i drejtuesit të ri Emini. Sipas burimeve, pritet që këto ditë prezantimi zyrtar të bëhet përpara strukturave të PS Shkodër.

Ndërsa mësohet që Osja do të jetë pjesë e të tjera projekteve të mëdha në radhët e PS. Arvid Osja largohet nga drejtimi i PS pas një kohe relativisht të gjatë në krye të socialistëve shkodran.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që vjen sepse pritet që në pak kohë, ndryshime të ketë edhe në radhët e drejtorëve rajonal që kanë socialistët në Shkodër. Në fokus janë disa drejtori që janë kritikuar edhe në mbledhjet e strukturave të PS të cilat mund të pësojnë ndryshime.