LIFESTYLE, 21 Tetor 2017, 08:26

Mimoza dhe Seldi, i japin fund dyshimeve

Këngëtarët si Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu, i kanë dhënë fund beqarisë së tyre. Mbrëmë vonë, ata në rrjetet sociale kanë publikuar fotografi me unazat e tyre. Çifti ka pak kohë që kanë bërë publike lidhjen, por megjithatë fejesën e tyre e bën shpejt publike. Këtë e ka vërtetuar edhe një fotografi e publikuar nga një shoqe e tyre, ku shkruan “Urime fejesa për dy më të bukurit e estradës”.