AKTUALITET, 29 Shtator 2019, 23:12

Milani turpërohet në shtëpi dhe vazhdon rënien e lirë, i afrohet fundit të tabelës

Milani turpërohet në shtëpi dhe vazhdon rënien e lirë,

Milani nuk po arrin të gjejë rezultatet këtë sezon dhe sot ka pësuar një tjetër humbje në kampionat. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin 1-3 nga Fiorentina, në një ndeshje ku falë Donarumës rezultati nuk ishte më i thellë.

Fillimisht, Pulgar konvertoi në gol një penallti të shkaktuar nga Benaser, ndërkohë që në pjesën e dytë gjërat ndryshuan pasi doni me karton të kuq Musakio. Në minutën e 66, Kastrovili shënoi golin e dytë për skuadrën violë, teksa vetëm 4 minuta më vonë ishte Kieza ai që humbi një penallti, të pritur nga portieri.

Në minutën e 78, Riberi ka arritur të shënojë një gol mjaft të bukur ndërkohë që 2 minuta më vonë ishte Leao ai që mendoi për golin e nderit duke dribluar të gjithë kundërshtarët me radhë. Kjo humbje, e çon Milanin në vendin 16, me 1 pikë më shumë se Xhenoa që renditet në vendin e 18 që të hedh në Serinë B dhe 3 pikë më shumë se vendi i fundit.