AKTUALITET, 29 Shtator 2019, 22:13

Halili: Urime Partizanit sepse e meritoi, kemi folur herët për objektiva

Halili: Urime Partizanit sepse e meritoi, kemi folur herët për

Humbja e Tiranës ndaj Partizanit, duket se e ka tronditur jo pak presidentin Refik Halili i cili u shpreh pas ndeshjes se është folur herët për objektiva. Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se Partizani e ka merituar fitoren.

“Ishte ndeshje në favor të Partizanit dhe e merituan fitoren. I uroj sukses. Flasin specialistët dhe trajneri se çfarë i mungoi Tiranës. Ishte e rëndësishme për mua si ndeshje por shohim para sepse kampionati është i gjatë. Kemi folur shpejt për objektiva megjithatë ka edhe shumë javë”, u shpreh Halili.