TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur në një takim përfaqësues të shoqatës “Tirana”. Përmes një postimi në “Facebook”, Kreu i Shtetit me nota të larta vlerësimi ndaj kësaj shoqate, shkruan se mbrojtja dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë historike, kulturore dhe kombëtare duhet të jetë prioritet për të gjithë ne.
Postimi i plotë i Ilir Metës
Mbrojtja dhe promovimi i vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, pasurisë shpirtërore dhe folklorike të popullit tonë duhet të jetë një nga prioritetet më madhore për të gjithë ne. Një punë të shkëlqyer, me përkushtim e pasion në këtë drejtim po kryen prej vitesh edhe shoqata “Tirana”.
Në takimin me përfaqësuesit e saj shpreha konsideratat më të larta për komunitetin tiranas, cilësitë njerëzore, traditat dhe pasurinë etnokulturore të kësaj treve si dhe ndamë bindjen për domosdoshmërinë e forcimit të rrënjëve tona dhe ndjenjave të atdhedashurisë
