AKTUALITET, 19 Janar 2019, 18:02

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Yzberisht të Tiranës

LAJM I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Yzberisht të

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar sot në Yzberisht. Ngjarja ndodhi pak çaste më parë në Tiranë. Një person ka mbetur i plagosur në këmbë. Nuk dihen motivet dhe identiteti i personit te plagosur.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.