AKTUALITET, 19 Janar 2019, 19:26

Kastro Zizo: Muç Nanon e kam kushëri, çfarë di për homoseksualitetin e tij

Kastro Zizo: Muç Nanon e kam kushëri, çfarë di për

“Late Night Show” është programi më i ri që Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo, ka nisur këtë vit të ri 2019 në ekran. Premierën e emisionit të orës së vonë ai e nisi me trajtimin e fenomenit të kopjes, duke u marrë me veten dhe disa këngëtarë të njohur.

Në intervistën për “Panorama Plus”, ai rrëfen detajet e formatit, që i shkon shumë, ku bën humor të zi dhe politikanët që do të ketë të ftuar për t’i zhveshur nga kostumi i pushtetit.

Monologët e moderatorëve të ekranit janë kthyer në një trend. Si e komenton veten mes Adi Krastës dhe Mustafa Nanos?

Kam shume respekt për të dy. Nanon e kam kushëri, ndërsa me Krastën në ekran jam rritur.

Këto ditë kanë qenë të zhurmshme për Mustafa Nanon, pas deklaratës “Unë jam gay”. E beson këtë dhe, sipas teje, cili ishte nënkuptimi i asaj që tha publikisht?

(Qesh) Është i madh. S’e kam parë deklaratën, por mesa di unë nuk është.

Politikanët do jenë pjesë e netëve të tua? Dhe nëse do u zhvishje kostumin serioz, çfarë do u vishje në vend të tij?

Po, patjetër që do të jenë… Tek unë ndodh ajo që kush ka tru, do të vishet e dalë me tonelata tru… Ata që kanë pak, do t’u hiqet dhe ajo pak që kanë.

/PANORAMA PLUS/