AKTUALITET, 27 Korrik 2018, 17:51

Meta pengon ligjin për Teatrin, vjen reagimi i parë nga PD

Meta pengon ligjin për Teatrin, vjen reagimi i parë nga PD

Pas lajmit zyrtar ku mësohet se presidenti Ilir Meta nuk dekreton ligjin për shembjen e Teatrit, duke e kthyer në Kuvend për rishqyrtim, ka ardhur reagimi i parë nga radhët e PD. Deputeti Tritan Shehu në një postim të bërë në Facebook, e ka cilësuar këtë vendim të Metës, si racional e të përgjegjshëm.

Postimi i plotë

“Nje vendim racional e i pergjegjshem i Presidentit Meta, shume mire i argumentuar ky, per te kthyer ne Kuvend ligjin arbitrar, klientelist, qe godet vlerat tona kombetare, vecanerisht ato te lidhura me trashegimine Perendimore e Italiane, fatkeqesisht dhe aktualisht te paketa keto ne vendin tone.

Nje ligj ky qe jo vetem na largon nga Europa per varferimin e ketyre trashegimive, por edhe pse bije ndesh me parimet e BE, te pranuara nga ne.

Debati perseri eshte i hapur tashme!”.