TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Durrësi i bëri apel partive politike që të bëhen gati për zgjedhjet vendore të 13 tetorit.
Meta tha se për këtë çështje ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, që të ndërhyjë në mënyrë që të vendoset normaliteti në vend.
“Unë kam dërguar një letër për sekretarin e përgjithshëm të OSBE dhe Presidentin e Asamblesë së OSBE për të negociuar me të dyja palët për arritjen e një zgjidhje të shpejtë”, u shpreh Presidenti nga Durrësi ku merrte pjesë në një aktivitet.
Po kështu ai i kërkoi Ramës publikisht të heqë dorë nga shantazhi dhe presioni që po ushtron ndaj institucioneve të pavarura në vend.
“Për teatrin kombëtar e kam bërë padinë në kushtetuese. Ajo çka na shqetëson më shumë është teatri politik absurd sepse po dermojë çdo mundësi për të hapur negociatat. U bëj thirrje tre artistëve ti japin fund këtij absurdi.
Të marrin masa për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Sepse shqiptarët kanë nevojë për qeverisje lokale të ligjshme dhe të ndershme.
Me zgjedhjet vendore të 13 tetorit nuk mendoj se zgjidhim gjithçka, pro është detyrim për ti mbajtur ato. Është detyrim për Ramën në radhë të parë që me shantazhe po pengon institucionet të zbatojnë dekretin e presidentit”, u shpreh presidenti.