AKTUALITET, 26 Korrik 2019, 13:43

Veliaj sulm Metës: Në Shqipëri presidentët ëndërrojnë të bëhen drejtorë komunaleje

Veliaj sulm Metës: Në Shqipëri presidentët


“Në Shqipëri presidentët ëndërrojnë të bëhen drejtorë komunaleje”, kështu e ka sulmuar kryebashkiaku Erion Veliaj presidentin Ilir Meta, teksa inauguronte disa punime, pa i përmendur emrin.

“Për çdo projekt, ka pasur një pakicë që ka kundërshtuar gjithçka. Mbaj mend që e filluam me protestuesit e këndit të lodrave, me një President Republike, kurse sot vazhdojnë prap të njëjtët protestues me një President tjetër. Pra, është një lojë e vazhdueshme. Në të gjitha vendet e botës ka kryetarë bashkie që ëndërrojnë të bëhen një ditë Presidentë, ndërkohë në Shqipëri presidentët ëndërrojnë të bëhen drejtorë komunaleje. Kjo është një nga ato çudirat shqiptare që nuk na ndahet“, shpotiti Veliaj.

Sulmi vjen pas dorëzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar nga Ilir Meta në Kushtetuese.