TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënsja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar në rrjetin social Fecabook një video për reformën në drejtësi.
Postimi i plotë :
Ja si mashtron studio më studio kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, për afatet e konstituimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ulsiu i përgjimeve të dosjes 184, tallet me shqiptarët se do kenë Gjykatë Kushtetuese sipas afateve qe i ndërron vetë si drejtorët e policisë me telefonat.
Deklarata e parë është shprehur gjatë emisionit “Debati në Channel One” në 6 nëntor të 2018-s ku u shpreh se Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale brenda tremujorit të parë të vitit 2019. Pastaj në emisionin “Tempora” në 23 Prill 2019-s dhe në seancën plenare të 8 majit do të vinte afat qershorin 2019. Ndërsa në fund të majit në emisionin “Provokacia” e shtyu për në 20 korrik! Tallje e pashembullt!
Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese është shkaterrimi më i rënde që i kanë shkaktuar sistemit të drejtesisë kjo mazhorance, sepse mungon i vetmi mekanizëm që mund ti ndalojë të miratojnë ligje qe shkelin te drejtat e njeriut, parimet e demokracisë dhe rregullat e kushtetutes.
“Kur mor burrë? Ndaje mendjen…mars 2019, qershor 2019, korrik 2019? Kur do ta kemi Gjykatën Kushtetuese?”, do ishte pyetja revoltuese e çdo shqiptari që pret drejtësi për grabitjen e pasurive kombëtare në Shqipëri.
Por socialisti i devotshëm Ulsi Manja është në dilemë. Njëherë thotë që ajo do jetë funksionale në mars 2019, i cili iku, njëherë tjetër në qershor 2019, që po ashtu ka kaluar por po na lë shëndenë edhe korriku.
Ndaje mendjen Ulsi, se na zuri dimri…