TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidenti Meta ishte i Ftuar Nderi i Qendrës së Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins”.
I pari i shtetit shqiptar, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin amerikan “John Hopkins”, ndërsa ka theksuar se puna në Ballkan është një kapitull ende i papërfunduar.
“Ballkani është një “punë” ende e papërfunduar. Ndërhyrja e NATO dhe veçanërisht përfshirja e SHBA-BE, jetësore për Ballkanin . Shqiptarët janë një faktor i fortë stabilizues në rajon. Faktori shqiptar, katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon”, tha fillimisht Meta.
Meta ka folur gjithashtu edhe për temën e nxehtë siç është “Korrigjimi i kufijve”: Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi . NATO, BE dhe SHBA të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Maqedoninë”, shtoi Meta.
Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, shembull i bashkëpunimit ekonomik rajonal në fushën e energjisë. Të krijojmë “BE-në tonë të vogël” brenda vendeve tona. Një nga sfidat më të mëdha të rajonit tonë është emigracioni i paligjshëm.