AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 18:17

Zbardhet lista e Panuçit, Shqipëria i “rrëmben” mbrojtësin Kosovës

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje shumë të rëndësishme me Jordaninë dhe Izraelin. Ndërsa për këto sfida trajneri Panuçi ka bërë zyrtare ditën e sotme listën e futbollistëve të grumbulluar.

Ajo që bie në sy në këtë listë të Kombëtares është emri i Kastriot Dermakut, i cili ka qenë më parë pjesë e Kosovës në ndeshjen me Ishujt Faroe, ndërsa më pas është larguar nga grumbullimi.

Për të më parë kishte folur dhe trajneri i Kosovës, Shaland i cili e ka justifikuar largimin si një problem personal i futbollistit. Ndërsa më poshtë ndiqni dhe listën e plotë të lojtarëve të grumbulluar.