AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 16:15

VIDEO/ Protesta në Mengël degjeneron në dhunë, nxënësit qajnë të gjakosur

Nxënësit e shkollës së Fshatit Mengël të Labinotit në Elbasan, kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme dhe kanë protestuar pasi kërkojnë që të mos largohen nga shkolla që janë.

Ata kanë bllokuar rrugën dhe kërkojnë që të mos transferohen në shkollë tjetër, pasi sipas tyre do u prishet shkolla që kanë.

protesta ne elbasan copy

Në këtë protestë ka marrë pjesë dhe deputeti i PD, Luciano Boci, i cili është përplasur me forcat e policisë.

Sipas gazetarit tonë në Elbasan, protesta ka degjeneruar në dhunë dhe është goditur dhe deputeti Luçiano Boçi.

Po ashtu në videon e siguruar nga “Panorama” shihen fëmijët të cilët qajnë, madje një nga ata është plagosur në fytyrë.

Po ashtu mësohet se një polici i kanë marrë dhe pistoletën. Në vendngjarje janë forca të shumtë policie dhe qytetarë, që protestojnë, por shumë makina kanë mbetur të bllokuara.