AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 19:18

Makina përplaset me murin, i riu në luftë me vdekjen (fotot)

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi ka ndodhur në Berat, pasditen e sotme.

Sipas policisë, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur Uznovë e Madhe, mjeti tip Rover, me drejtues shtetasin A.B., 38 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me murin dhe një shtyllë.

Nga ky aksident është dëmtuar rëndë pasagjeri me iniciale M.D., 29 vjeç, i cili është transportuar në spital në gjendje të pastabilizuar për jetën.