AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 17:49

Bushati: Xhisiela është e kapur peng, e shëtitën në mënyrë makabre nëpër televizione

Bushati: Xhisiela është e kapur peng, e shëtitën në

Analisti Andi Bushati, i ftuar në News24, ka folur për çështjen "Rraja". Bushati that se Xhisiela Maloku është një vajzë e kapur peng, prandaj ka ndryshuar deklaratën e saj.

"Është një vajzë e kapur peng sepse nga mënyra si ajo mundohej të shpjegonte se ato që kishte dëshmuar ishin të pavërteta,  e nxirrnin zbuluar. Nuk ka shqiptar me mend në kokë që të besojë që ajo ka fikur cigaret vet në kofshë, apo që mjekësia ligjore nuk di të dallojë plagët nga dhuna, nga plagët e një aksidenti të vjetër."

Lidhur me daljen e Xhisielës në Top Channel dhe TV Klan, Bushati tha se ishte e qartë se Xhisiela gënjente. Sipas Bushatit, gazetarët e bënë detyrën e tyre, duke e ballafaquar 25 vjecaren me dëshminë e saj të mëparshme.

"Unë i pashë me vëmendje të dy intervistat dhe ajo këmbëngulte për të thënë, ej kini mendjen, mua smë ka detyruar njëri, unë po i them vetë këto. Ka edhe elementë të tjerë, se kush e shëtit nëpër studio televizive dhe si e cojnë si pako postale.

Përdhunimi është shumë i rëndë, masakrues dhe tronditës. Ta detyrosh një vajzë të re, që të lëpijë atë që ka pështyrë, është akoma më e rëndë. Të marrësh përsipër ta përdorësh këtë vajzë për të manipuluar opinionin pubik përmes dy televizioneve më të mëdha në vend, kjo e bën makabër këtë histori.

Padyshim që është kjo cështja Rraja. Ajo deklarata e djalit të burgosur që i drejtohej Lulzim Bashës, e tregon se kemi të bëjmë me një cështje Rraja dhe jo cështje Xhisiela.

Mbrëmë mediat e bënë detyrën e tyre, të plotë. Edhe "Open" edhe "Opinion", e ballafaquan me cfarë kishte thënë në polici dhe cfare depononte në polici. Çdo njeri e kuptonte që nga ky ballafaqim, tregohej se ajo nuk kishte gënjyer në deklaratatat e para, por gënjente mbrëmë."

Lidhur me akuzën e oficerit Emiljano Nuhu, se Taulant Balla ka qenë në zyrën e tij kur ai kërcënohej me armë, Bushati tha se kjo nuk është e rëndësishme. Sipas tij, nuk ka rëndësi nëse Balla ka qenë fizikisht në zyrën e oficerit, sepse mbrapa këtij krimi janë "hierarkët e lartë të PS-së".

"Që ditën e parë që doli emri i Taulant Ballës, pa patur fakt mbështetës nëse ka qenë në atë komisariat, kam thënë po Taulant Balla ka qenë aty, sepse aty ka qenë edhe Edi Rama edhe Gramoz Ruci edhe Pandeli Majko. Nuk ka rëndësi ka qenë fizikisht apo e ka marrë me telefon. Për një ngjarje kaq të rëndë njerëzore, shteti nuk merr denoncimin dhe policia nuk jep përgjigje. E gjithë makineria shtetërore vihet për të mbrojtur xhelatin dhe për të dënuar viktimën. Ka pak rëndësi nëse hierarkët e lartë të PS kanë qenë në komisariat. Ata janë mbrapa këtij krimi dhe ky është thelbi".

/TPZ.AL/