AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 16:26

VIDEO/ Vendi digjet dhe Rama krihet, kryeministri gjen kohë për të postuar video humori

VIDEO/ Vendi digjet dhe Rama krihet, kryeministri gjen kohë për

Pavarësisht se ngjarja e Xhisiela Malokut është akoma e nxehtë, kryeministri Rama gjen kohën të merret me humor në rrjetet sociale, edhe pse në këtë ngjarje janë përfshirë dy deputetë të PS.

Kryeministri ka postuar në Instagram një video-story ky ironizon Partinë Demokratike. Në videon e publikuar në profilin e tij fillimisht shfaqet një burrë që në dukje po ecën me shpejtësi me motor.

Por në fakt në fund të videos dallohet që ai po rri në vend, por janë të tjerët që e bëjnë të duket sikur ecën, dikush që lëviz një degë peme e ndërkohë dikush tjetër që i tërheq xhaketën, që të bëjë të duket sikur ia merr era.

Po ashtu, sot kreu vetëvrasje një gardist me armën e punës, por sërish nuk kemi një reagim të Ramës, pasi ia e ka mendjen të merret me video humori.