AKTUALITET, 2 Tetor 2018, 17:50

VIDEO/ Si u kapën shqiptarët me 190 kg drogë, dalin pamjet nga aksioni

VIDEO/ Si u kapën shqiptarët me 190 kg drogë, dalin pamjet nga

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e aksionit nga Guardia di Finanzia e Rraguza-s, që çoi në pranga dy shqiptarë dhe seksutroi rreth 190 kilogramë marijuhanë. Bashkë me drogën u sekuestruan edhe 3.00 mijë euro.

Dy shqiptarë bien në pranga, polica i ndjek dhe u zbulon furgonin plotë me drogë

Dy qytetarë shqiptarë u arrestuan në Itali, pasi u kapën duke transportuar në një furgon 190 kilogram marihuanë.

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur që të shtunë, por sot është bërë publike.

Policia kishte rënë në gjurmët e trafikantëve dhe i ndoqi për disa herë, derisa ata hynë në një shtëpi private.

 

Shoferi i automjetit të C.J, 26 vjeç, kur u ndalua shfaqi shenja nervozimi që shtuan dyshimet e policisë.

Situata u bë gjithnjë e më e qartë kur nga hapja dyerve nisi një erë e fortë e marihuanës.

Në fund policia arrestoi dhe një 28-vjeçar shqiptar dhe zbuloi 45 qese plastike që përmbanin marihuanë me peshë 188 kg.