AKTUALITET, 13 Janar 2018, 12:56

Meta në homazhet e Rexhep Çelikut: Ai do jetë një shqiponjë që do vallëzojë edhe në qiell

Meta në homazhet e Rexhep Çelikut: Ai do jetë një

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet në nder të Rexhep Çelikut.

Në një prononcim për mediat ai u shpreh se Rexhep Çeliku tregoi karakterin e tij duke luftuar fortë me sëmundjen, por që fatkeqësishtë e mundi, por ai do të jetë ende një shqiponjë që do të vallzojë edhe ne qiell.

Duke vlerësuar lartë figurën e tij artistike, Presidenti Meta tha se në skenë ai nuk mund të kuptohej se vuante nga një sëmundje kaq e rëndë. Ai u bëri thirrje artistëve të rinjë që të frymëzohen prej Rexhep Çeliku.