AKTUALITET, 13 Janar 2018, 11:07

Shpërthim tritoli në Shkodër, ka të plagosur

Një shpërthim është regjistruar në Shkodër në lagjen Rus, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se një sasi eksplozivi i është vendosur një automjeti tip Fuoristrade, ndërsa ka shkaktuar dëmtime të shumta në katin e parë të një banese.

Gjithashtu nga informacionet e para mësohet se si rezultat janë plagosur 3 persona, që janë transportuar drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore.

 Ngjarja ka ndodhur rreth 100 metra larg komisariatit të policisë.

Si pasojë janë shkatërruar një motor dhe një makinë në trotuar. Po ashtu mësohet se te ndërtesa pranë, në katin e dytë ndodhen zyrat e shoqatës ‘Rozafa Moraça’, një shoqatë serbo-malazeze.

Thuhet se atentati ishte ngritur kundër shtetasit Lul Kulla. Ky i fundit mësohet se është në spital në gjendje të rëndë për jetën.

https://youtu.be/nhR-ioKwQMs