TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, duke ndarë mendimin për rëndësinë që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit dhe procesin e reformave në të.
Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme të Suedisë, përfshirë parlamentin suedez, për procesin e zgjerimit në një kohë kur BE po përballet me sfida të shumta dhe serioze.
Enström rikonfirmoi qëndrimin suedez për anëtarësimin e rajonit, përfshirë Shqipërinë, në Bashkimin Evropian bazuar në mëritë dhe plotësimin e kritereve për këtë qëllim.
Në vijim të vizitës, ministri Bushati zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë dhe Migracionit, Lars Ëestbratt.
Ministri Bushati e njohu Sekretarin e Shtetit Ëestbratt me ecurinë e reformave përafruese me BE, duke u ndalur veçanërisht në reformën në drejtësi, si prioritet kryesor jo vetëm në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, por dhe për qytetarin shqiptar dhe thithjen e investimeve të huaja në vend.
“Shqipëria po zbaton një reformë gjithëpërfshirëse të drejtësisë që adreson mangësitë e deritanishme në lidhje me pavarësinë, llogaridhënien, efikasitetin dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë. Zbatimi i legjislacionit tashmë në fuqi po zhvillohet me një ritëm të qëndrueshëm, si dhe po punohet për zbatimin e procesit të vetingut në të gjitha nivelet”, vuri në dukje Ministri Bushati.