TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama ndodhet në Shëngjin në një takim me ministrat dhe drejtuesit vendorë të qarkut të Lezhës, nga ku është diskutuar mbi reformën e ujit.
I pranishëm në takim ishte edhe kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i cili ka folur për darkën e mbrëmshme.
Ai u shprehur se kjo nuk ishte një “një darkë e gabuar’, pasi sipas tij, së bashku me kryeministrin u diskutua për problematikat që përballet qyteti i Lezhës.
“Nuk ishte e gabuar, ishte e duhura në kohën e duhur, u diskutua për shumë gjëra dhe për probleme konkrete, edhe pse nuk jeni në të njëjtin drejtim politik me kryeministrin. Lezha ka nevojë për shumë investime dhe do ta falënderoj nëse do të bëhen realitet, pasi investimet i shërbejnë turizmit dhe popullsisë së zonave”- tha kreu i bashkisë Lezhë.
Në përgjigje të thumbimit që i bëri Rama për protestën e banorëve për ujin, kreu i bashkisë tha: Unë do të jem në datën 27 janar në protestë, më gjithë partinë time, nuk diskutohet. Dje kisha forcën ta ndaloja atë protestë, por nuk kisha asnjë arsye ta ndaloja atë protestë, pasi nga biseda edhe ju u bindët se ata kishin të drejtë”- tha ai.
Pas tij reagon Rama: Ik, por vetëm ujësjellësin lerë në punë.
Sa për premtimet e bëra Rama tha: “Unë vetëm ujë piva, kështu që isha esëll kur i thasë të gjitha ato, do mbahen dhe do bëhen”.