AKTUALITET, 13 Janar 2018, 09:26

I jepet sot lamtumira Rexhep Çelikut, homazhet në Muzeun Kombëtar

I jepet sot lamtumira Rexhep Çelikut, homazhet në Muzeun

Miq dhe të afërm do të përcjellin për në banesën e fundit valltarin Rexhep Çeliku.

Homazhet për Mjeshtrin e Madh të skenës do të zhvillohen sot në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 11:00 - 13:00. Çeliku ndërroi jetë në orët e para të së premtes të 12 janarit 2018 nga një sëmundje e rëndë, ndersa katër ditë më parë ai u dekorua nga Presidenti Ilir Meta me dekoratën "Nderi i Kombit" me motivacionin:

Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.