AKTUALITET, 19 Prill 2018, 13:39

Mesazhe të koduara, Saimir Tahiri: Nuk ndalem, unë jam nga ata që…

Mesazhe të koduara, Saimir Tahiri: Nuk ndalem, unë jam nga ata

Rikthimi pas 6 muajsh i Tahirit në sallën e Kuvendit u prit me debate dhe reagime të forta nga ana e opozitës. Përveçëse “provokimit” nga ana e ish kryeministrit Berisha e cili e filmoi me video duke iu drejtuar “Festoni me Habilajt”, si dhe deklaratës së Bashës i cili akuzon Ramën se mbron Saimir Tahirin të cilin e cilëson si trafikant droge, nuk kanë kaluar pa zhurmë dhe përgjigjet e këtij të fundit. Tahiri është shprehur se reagimi i Berishës i cili e filmoi në deputet pasi ka fshirë filmimet e 21 Janarit e “bën të lumtur”. Ndërkaq që pas daljes nga salla e Kuvendit lidhur me këto përplasje, ai ka përdorur të njëjtën shprehje të Ramës “nuk ka bir nënë dhe bir kurve të më pengojë”, i cili në medie u cilësua si një mesazh i koduar, apo kërcënim jo i drejtpërdrejtë.

Lidhur me të gjitha këto ai  ka bërë edhe një status në Facebook, ku është shprehur se:

Kur gjyqin moral ta bën djalli…kështu quhet ajo qe dëgjoj çdo ditë nga goja e kujt ka qeverisur 25 vjet duke vrarë e duke vjedhur për pushtet. Pas thuajse 6 muajsh, shkova në Parlament. Kush e ka marrë heshtjen time për dorëzim, është gabuar. Është vetëm respekt për drejtësinë. Ketë rrugë do ndjek me durim. Ndërsa me ketë historinë e mesazheve te koduara qe lëshuakam unë, bjerini shkurt. As më duhet ti çoj mesazh njeriu. Dhe po të kem, jam nga ata qe i bën drejtpërdrejtë. Më intereson vetëm e vërteta dhe drejtësia, askush e asgjë tjetër. E nuk do ndalem!” – shkruan Tahiri.