AKTUALITET, 15 Tetor 2019, 10:27

Mesazhe në telefon vajzës ku i kërkonte të lidheshin bashkë, si ra në pranga i riu që kanoste kolegen

Mesazhe në telefon vajzës ku i kërkonte të lidheshin


Tentativat e vazhdueshme që kolegia t’i jepte një mundësi për t’u lidhur bashkë, i ka kushtuar lirinë një 26-vjeçari nga Mallakastra, duke përfunduar pas hekurave.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Sadik Sejdinaj me profesionin gazetar, akuzohet se në mënyrë të përsëritur kanoste me mesazhe në telefon vajzën me inicialet A.T. E reja e gjendur në këto kushte ka denoncuar 26-vjeçarin në polici, ku ka deklaruar se i riu e përndiqte.

Të njëjtat burime sqaruan se i riu iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.