TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka mbi 3800 raste me koronavirus në Zvicër, disa prej të cilave ishin fatale. Masat për të luftuar pandeminë po bëhen gjithnjë e më drastike.
Më 25 shkurt, u shënua rasti i parë i koronavirusit në Zvicër.
Tani ka 4 mijë 840 raste, (Që nga 20 Mars 2020), shkruan 20 minuten, përcjell “Bota sot”.
40 njerëz vdiqën nga virusi në Zvicër (BAG konfirmon 33 vdekje).
Me këtë virus u prekën të gjitha kantonet.
Qeveria federale ka shpallur urgjencën mbarëkombëtare
Organizata Botërore e Shëndetit flet për një pandemi.
272 raste në Bazel
Në kantonin e Bazelit, numri i banorëve të infektuar me koronavirus u rrit nga e enjtja në të premten nga 50 në 272 raste. Të enjten, drejtorët e shëndetit riafirmuan gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku për të luftuar pasojat. Numri i vdekjeve të regjistruara për shkak të sëmundjes Covid 19 mbeti i pandryshuar në kantonin e Bazelit, gjithsej katër.
4 mijë e 840 raste me Corona në Zvicër, 1 mijë raste më shumë brenda 24 orëve
Zyra Federale e Shëndetit Publik komunikoi shifrat e fundit të premten pasdite. Që nga 20 Marsi, 4 mijë 840 njerëz në të gjithë Zvicrën u testuan dhe dolën pozitiv me koronavirus. Të enjten kishte ende 3 mijë 888.