AKTUALITET, 20 Mars 2020, 15:26

PD reagon kundër Ramës: Jemi në luftë, por ti bën joga dhe luan me Zahon. Qytetarët janë braktisur nga qeveria

PD reagon kundër Ramës: Jemi në luftë, por ti bën joga

Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Endri Hasa, ka reaguar pas thirrjeve të Kryeministrit Edi Rama që qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi. Në një reagim në rrjetet sociale, Hasa shkruan se, Rama sot duhet të ishte në krye të detyrës dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim. Më tej zyrtari i PD shprehet se Kryeministri ka thënë se ai në luftë bën joga dhe luan me Zahon, ndërkohë që qytetarët janë në betejë me jetën.

“Nga vila e tij 2 milion euro në Surrel, Edi Rama ? me pizhame u tha shqiptarëve: “Nga shtëpia të dalim vetëm kur kemi punë”. Mesazh i duhur për qytetarët, por nga njëriu i gabuar, që duhet të ishte në krye të punëve dhe jo në shtëpi me pizhame duke bërë pushim.

Mesazhi ishte i qartë: Në luftë Kryeministri bën joga, luan me Zahon, dhe gjatë pushimit, hanë dy vakte të ndara me nga 8 orë. Ndërkohë, janë qytetarët ato që në luftë, të braktisur nga Qeveria, janë në betejë me jetën, shëndetin dhe mbijetesën e tyre ekonomike! #kryeministëriskaduar”, shkruan Hasa.