TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kompania Vodafone ka konfirmuar, se mesazhi që u pretendua se u dërgua nga celulari i kreut të PD-së Lulzim Basha, te celulari i Eni Vasilit, u piratua. Në një letër dërguar Partisë Demorkatike, Vodafonë konfirmon se ai mesazh nuk është dërguar nga celulari i Bashës, por nëpërmjet një platforme interneti.
Sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi shkruan: E vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët apo maskë e skaduar. Le ta shohin dhe gjykojnë vetë shqiptarët se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës. Me qëllimin e vetëm, të largojë vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën.
