AKTUALITET, 12 Gusht 2018, 10:22

Të shtëna me armë në Manchester, plagosen dhjetë persona

Dhjetë persona ndodhen në spital, pas të shtënave me armë në një zonë të Manchesterit, në Angli. Policia në Manchester shprehet se disa persona kanë marrë plagë të lehta, por ka edhe nga ata që janë plagosur rëndë.

Policia ende nuk ka konfirmuar arsyet e ngjarjes, por personat e plagosur kanë qenë në rrugën Claremont, pas përfundimit të "Festivalit të Karaibeve".

/TPZ.AL/