TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në La Spezia të Italisë, raportojnë mbrëmjen e sotme mediat lokale.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur e populluar “Canaletto”, para një bari, raporton “Gazzetta di Parma”.
Shqiptari është qëlluar me një plumb pistolete në këmbë. Sipas raportimeve të para, i plagosuri u transportua në spitalin Sant’Andrea të Spezia-s dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Karabinierët kanë rrethuar zonën ku ndodhën të shtënat.
Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit.