AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 23:17

Real i Madridit “leksion” Milanit, fiton trofeun "Bernabeu"

Real i Madridit “leksion” Milanit, fiton trofeun

Kampionët në fuqi të Europës kanë mundur me rezultatin 3-1 skuadrën e Milanit. Edhe pse pa Kristiano Ronaldon, Reali duket ende një skuadër e frikshme dhe deri më tani, nuk ka njohur kundërshtar.

Edhe pse Gatuzo u mundua që të mos kursehet me titullarë, duke i aktivizuar thuajse të gjithë, kjo gjë nuk ka mjaftuar që skuadra italiane të marrë një rezultat pozitiv kundër “Los Blancos”.

Pa filluar ende mirë sfida, Benzema kaloi në avantazh të bardhët mbretërorë. Sulmuesit francez iu deshën vetëm 65 sekonda që të shënonte.

Por Milani nuk u shokua nga ky gol, pasi vetëm 3 minuta më vonë, barazuan. Blerja më e re e “Djallit”, Gonzalo Higuain do të shënonte një gol shumë të bukur. Rrjeta e parë për “El Pipita” me fanellën kuqezi.

Edhe pse pjesa e parë duket drejt fundit, Bale do të shënonte në limite. Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, uellsiani tregoi dhe njëherë tjetër formën e mirë, duke shënuar sërish.

Në fund të takimit, do të kishte kohë edhe për një gol të Mahoral.