TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme, Sali Berisha njoftoi se do të padisë për shpifje Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Berisha foli edhe për akuzat ndaj tij për korrupsion dhe pasurimin e familjarëve. Ai tha se bashkëshortja dhe fëmijët e tij, kanë respektuar ligjet e vendit.
"Shumë variante dhe hamendje mund të dalin, por besoj se hapi më i rëndësishëm është t'i drejtohem gjykatës. Gjykata të nxjerrë të vërtetën. Cila është e shoqja e Sali Berishës, 73 vjeç, që vazhdon punën me autizmin dhe cilët janë fëmijët e tij.
Unë e kam çështje dinjiteti. Familjarët e mi, njëlloj si unë, kanë respektuar me rigorozitetin më të madh ligjet e këtij vendi. Ndaj tyre ka tetë vite akuza dhe asnjë proces, asnjë padi penale. Pse? Sepse kanë respektuar ligjet", deklaroi Berisha.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
https://www.tpz.al/2021/05/20/berisha-padit-sekretarin-e-shtetit-te-shba-ve-shpifes-me-ka-prekur-nderin-dhe-dinjitetin/