TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri, Sali Berisha, ka vendosur të padisë Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, pas vendimit për ta shpallur non-grata, duke e konsideruar "të korruptuar".
Berisha tha se Blinken është një shpifës dhe se do të përballet me të në gjykatën e Parisit, duke e konsideruar një gjykatë neutrale. Berisha tha se Blinken ka cënuar "nderin dhe dinjitetin e tij" dhe se ai nuk ka imunitet si zyrtar, ndaj do të përballet në gjyq.
Në deklaratën e Departamentit të Shtetit, thuhej se Berisha është i përfshirë në korrupsion madhor, ka përfituar nga pushteti dhe ka përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët dhe aleatët e tij politikë.
Deklarata e Berishës:
"Jam këtu për t’ju informuar ju dhe opinionin për një vendim të pazakontë por të rëndësishëm timin.
Për arsye të panjohura për mua, Sekretari i DASH, Antony Blinken, ka publikuar dje pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim. Dua të theksoj se, që kur kam filluar jetën time politike, ju garantoj se po të shkoni më tutje, që kur kam prekur rrogën e parë në bordero, nuk ka njeri në botë të thotë që kam qenë i implikuar në një aferë të cfarëdoshme korruptive.
Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar si Franca, të ngrejë ndaj zotit Blinken një padi direkte për Gjykatën korreksionale të Parisit, për shpifje publike.
Zoti Blinken, mundet të pretendojë se sipas rregullave si ministër i jashtëm, përfiton imunitet. Kjo është gënjeshtër. Imuniteti vlerësohet nga gjykatat në një mënyrë relative, ç’ka do të thotë se Blinken është i mbrojtur kur kryen akte normale si përfaqësues i qeverisë.
Por, nga momenti kur Blinken bëhet autor i një komedie dhe montazhi politik, të destinuar për të më dëmtuar mua, nuk hyn në funksionet e një ministri. Asnjë qeveri nuk mund të ketë funksion shpifjen dhe përbaltjen. Sipas avokatit që kam konsultuar, zoti Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet, ndaj dhe do të paditet dhe dënohet nga Gjykata Korreksionale e Parisit, ku është ngritur padia e avokatit tim. Një vendim i paparishikuar në jetën time.
Një adhurues i pakufijshëm i vendit të lirisë, aleatit kryesor të kombit shqiptar. Cështja e dinjitetit është më thelbësore e njeriut. Nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjitetin, e zhvlerëson atë për veten, familjen, miqtë dhe komunitetin ku jeton. Unë kam qenë, President i Republikës, Kryeministër i Shqipërisë. Kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli dhe jam përpjekur të bëjë gjithçka.
Sot jam qytetar privat, jam përgjegjës për dinjitetin tim. Dua të sqaroj, ka qenë dinjiteti i munguar, se po të kthehemi 30-40 vite mbrapa, mua do të më gjenit një kardiolog pasionant, në klinkën e kardiologjisë, një njeri i shëtitur, që jetonte jo keq. Kishte një banesë gjithsej 30m më e vogël se kjo që kam sot. Por, kishte një problem nuk kishte dinjitet ky njeri. Të tjera kishte këtu, të tjera thoshte në publik.
Shtysa ime për të dalë kundër atij regjimi, në ato shkrime në të cilat kam shprehur nga alfa tek omega e atyre që ka shprehur disidenca e vendeve ish komuniste.
Ndaj një njeriu që pa rreshtuar, provë, fakt, argument, rendit këto akuza që nuk i ka renditur kurrë kush ndaj meje".
/TPZ.al/