AKTUALITET, 20 Maj 2021, 18:29

Berisha sinjal Bashës: Bashkëqeverisja PD-PS do të ishte fatalitet për Shqipërinë

Berisha sinjal Bashës: Bashkëqeverisja PD-PS do të ishte

Në konferencën e jashtëzakonshme që po mban në lidhje me shpalljen non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për zëra për bashkëqeverisjes midis PD dhe PS, duke e cilësuar si një fatalitet për vendin.

‘Se cilat janë fantazitë apo projektet e të tjerëve, unë nuk e di. Unë shpreha këtu konsideratën time dhe ju informova për hapat që do të ndërrmarrë. Një bashkqeverisje do ishte një fatalitet për Shqipërinë dhe do ishte një fatalitet”, tha Berisha duke i dhene ne kete menyre nje sinjal PD-se per te mos bere asnje hap me tej drejt nje bashkeqeverisje me Edi Ramen.