LIFESTYLE, 18 Prill 2018, 10:21

“Mendoja se çunat si ty nuk binin në dashuri?!” Stresi ia tregoi kështu

Nëse mendonit se “djemtë e këqij” nuk bien në dashuri, ky nuk është rasti i reperit shqiptar Stresi. Ai ka vërtetuar se dashuria ndryshon çdo njeri dhe familja është gjëja më e çmuar që dikush mund të ketë.

Pak kohë më parë pushtoi median lajmi se reperi i njohur ishte fejuar. Vajza, e cila tashmë është e fejuara e tij, duket se ka ndikuar shumë te Stresi.

Këtë herë duket se nostalgjia e ka kthyer pas në kohë, teksa në fotot e postuara në ‘InstaStory’, shkruan: “Besa besë besën kam dhënë”.

Në një tjetër foto stresi publikon foton e dorës së tij me unazën dhe tatuazhin:  “Djali i keq i dashuruara”.

Edhe në profilin e tij të “Instagram”-it i ka bërë një dedikim të fejuarës, duke iu drejtuar me fjalët: “Familja, gjëja më e çmuar që ka fal Zoti”.

Një prej ndjekësve të tij, duket se është habitur nga dedikimet e reperit, pasi i shkruan: “Mendoja se çunat si ty nuk binin në dashuri, por ti rënke në dashuri kokë e këmbë. Urime Stresi. Jeni shumë të bukur”.