LIFESTYLE, 18 Prill 2018, 10:13

“Sikur ke jetuar në Londër!” Pas gafës me anglishten, Noizy fshin foton direkt

Kritikat e fansave për anglishten janë bërë shkak që reperi Noizy të detyrohet të fshijë foton e tij nga plazhi, të hedhur pak ditë më parë.

Fundjavën e kaluar ai ishte në plazhet e jugut me një grup miqsh nga OTR, dhe nuk munguan fotot buzë detit.

Noizy publikoi dhe një foto ku shfaqej me kurriz nga kamera dhe kishte treguar tatuazhet e tij. Deri këtu ishte shumë në rregull, por fansave nuk u ka shpëtuar një detaj në përshkrimin e reperit.

“E ke trupin plot tato thot, a bon me ti prek huh”.

Reperi kishte shkruar gabim fjalën “tato”, e cila duhej shkruar ‘tattoo’.

Fansat duket se nuk ia falin këtë gabim, pasi ai ka jetuar në Londër. Ka dhe nga ata madje që e quajnë ‘katuar’ qe s’di të shkruajë atë fjalë .

Kjo e ka detyruar reperin të fshijë foton menjëherë.