LIFESTYLE, 18 Prill 2018, 09:53

Edhe Noizy përdor “Victoria’s Secret”, dhe nuk do e besoni për çfarë

Reperi Noizy njihet për jetën e tij luksoze dhe makinat e tij të shtrenjta. Nëse mendoni se paratë e shumta ai i mban në bankë, atëherë e keni shumë gabim, pasi vetë reperi ka ndarë me ndjekësit vendin e tij sekret në të cilin fsheh tufat me para.

  

Për habinë tonë vendi i tij sekret është një çantë e linjës së njohur për të brendshmet e femrave, Victoria’s Secret. Ai e hap çantën dhe brenda tyre ndodhen tufa me dollarë. “Këta akoma më flasin për këngë. Ne e mbajmë sekret” shkruan Noizy teksa në fund të videos nxjerr gishtin e mesit.