TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tirana nesër ka një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, pasi do të luajë derbin me Partizanin, por situata nuk është aspak e qetë në kampin bardheblu.
Gjatë seancës stërvitore të ditës së premte, trajneri Ardian Mema ka përjashtuar nga stërvitja një nga titullarët, mbrojtësin Eni Imami.
Gjatë seancës, Mema i ka tërhequr disa herë vëmendjen për sjelljen jo të mirë që mbrojtësi i majtë po bënte, pasi ka bërë disa ndërhyrje të ashpra ndaj shokëve të skuadrës.
Pak para se të përfundonte seanca, trajneri Mema e ka nxjerrë nga stërvitja dhe e ka dërguar në dhomat e zhveshjes.
Nuk dihet se si do të veprojë klubi apo dhe vetë trajneri me mbrojtësin titullar, nëse do ta grumbullojë në derbi apo jo, kjo mbetet për t’u parë ditën e sotme.