AKTUALITET, 28 Shtator 2019, 11:47

“Valë e re emigrimi nga Shqipëria?”, reagon Meta: Është koha për ta ndalur largimin

“Valë e re emigrimi nga Shqipëria?”, reagon Meta:


Presidenti i vendit, Ilir Meta reagon me shqetësim pas lajmit, këtë radhë nga Deutsche Welle, për një valë të re emigrimi nga Shqipëria.

Duke postuar në Facebook, lajmin e bërë nga Deutsche Welle, me titull, “Vale e re emigrimi nga Shqipëria?”, kreu i shtetit, thekson se është koha për ta ndalur largimin e shqiptarëve.

“Të dashur miq! Koha për të ndaluar largimin e shqiptarëve dhe izolimin e vendit nga Europa!????”- shkruan Meta.