TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një punonjës i policisë së Sarandës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Sipas burimeve konfidenciale mësohet se Zenel Zeneli, 50 vjeç, oficer i policisë me shërbim në sallën operative në Komisariatin e Policisë në Sarandë ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në hyrjen e jashtme të pallatit ku banonte në rrugën e pestë teksa po dilte për në punë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka veprimet hetimore dhe procedurale, ndërsa trupi është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.
Paraprakisht dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar atak kardiak. Nga policia nuk janë konstatuar shenja dhune.
