TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Sarisalltiku , ku mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve për ditën e Ashures, Presidenti Ilir Meta përcolli edhe një herë mesazhin për të lënë mënjanë lakminë dhe egon dhe për të reflektuar në të mirë të Shqipërisë.
“Në kohët që po jetojmë e ardhmja po bëhet edhe më e vështirë edhe për shkak të antagonizmit politik artificial që nuk i shërben as anëtarësimit në BE.
Është e domosdoshme të reflektojmë sa më shpejt për të ndalur largimin masiv të rinjve. Në këtë situatë të ndalemi e reflektojmë.
Të flakim tej lakminë dhe egon dhe të marrim përgjegjësitë” " u shpreh Meta në fjalën e tij.