AKTUALITET, 28 Shtator 2019, 12:24

50 vjeçarja gjendet e vdekur poshtë pallatit në Fier, dyshimet e para

50 vjeçarja gjendet e vdekur poshtë pallatit në Fier, dyshimet


Një grua 50-vjeçare ka gjetur vdekjen në vend, pasi dyshohet se ka rënë nga pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fier dhe sipas të dhënave të para që jep policia, viktima është shtetasja me iniciale R.D, 50 vjeçe.

“Rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen”- njofton policia.

INFORMACION PARAPRAK

Sot rreth orës 11:50, në lagjen “ 29 Nëntori” Fier, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i pallatit shtetasja R.D, 50 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.