AKTUALITET, 28 Shtator 2019, 14:24

Mbape tremb Real Madrid, përshëndet De Jong dhe e pyet për Barcelonën

Mbape tremb Real Madrid, përshëndet De Jong dhe e pyet për


Kilian Mbape pritet të jetë në qendër të vëmendjes merkaton e ardhshme verore. Ylli francez është dëshira e shumë klubeve, megjithatë të vetmet që mund të përballojnë një transferim me të tilla përmasa do të ishin dy gjigandët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.

Në fakt, ‘Los Blancos’, provuan edhe këtë merkato, megjithatë ishte e vështirë pas shumë shpenzimeve të cilat kulmuan me transferimin e Eden Hazard. Kështu, madrilenët do të jenë në vijën e parë të sulmit për sezonin tjetër.

Sakaq, nga ana tjetër edhe katalanasit nuk e kanë fshehur pëlqimin mbi sulmuesin, teksa është përfolur se blaugranët nuk ishin të bindur të shpenzonin për rikthimin e Nejmar, pikërisht sepse kërkojnë të fokusojnë financat dhe energjitë në transferimin e Mbape. Ndërkohë, vetë 20-vjeçari është shprehur se momentalisht ndihet mirë në Paris, por kur ne derë të troket Barcelona dhe Reali, vështirë të refuzosh.

Në luftën mes dy rivalëve spanjollë, fjala e Mbape do të jetë vendimtare. Dhe, ka bërë shumë përshtypje bashkëbisedimi i Mbape me Frenki De Jong në ceremoninë e çmimeve FIFA The Best.

Francez ndër të është interesuar Barcelona, nëse klubi është mirë. Ndërsa, De Jong si një ambasador i vërtetë i klubit katalanas është përgjigjur se vërtetë është shumë mirë.