TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deri më tani, studentët kanë protestuar përpara shumë institucioneve duke kërkuar realizimin e 8 kërkesave bazike të tyre. Protestat kanë nisur në ministrinë e Arsimit, Kryeministri, madje dhe përballë Ambasadës Amerikane siç ndodhi dje.
Mjedisi i rradhës ku është zhvendosur protesta e studentëve është fakulteti. Ata do të qëndrojnë brenda tij, por pa kryer mësim.
Studentët kanë vendosur të diskutojnë së bashku për filma, dokumentarë, libra deri në momentin e plotësimit të kërkesave nga kryeministri.
Ky vendim i tyre ka ardhur pasi shumica votoi për këtë, por ata nuk dinë se sa mund të vijojnë duke bërë këtë gjë. Studentët e shohin këtë si një formë më të madhe presioni ndaj qeverisë.