AKTUALITET, 9 Janar 2019, 12:41

Vijon bojkoti, studentët tymuese te Ministria e Arsimit dhe para kryeministrisë

Vijon bojkoti, studentët tymuese te Ministria e Arsimit dhe para

Një grup studentësh janë vendosur para kryeministrisë duke protestuar. Ata këndojnë "ejani mblidhuni këtu, këtu" dhe kanë ndezur tymuese.

Protesta e studentëve sot paradite ishte përqendruar kryesisht brenda Fakulteteve. Bojkoti i mësimit vijoi duke nxjerrë në korridore bankat dhe karriget.

Një grup studentësh u mblodhën para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ku ndezën edhe tymuese.

Ata përsëritën thirrjen për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

Më pas studentët vazhduan marshimin drejt Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës dhe Ambasadave të SHBA dhe BE-së.